Priestess of the soul
Unë jam Jona Berisha, krijuese intuitive, shëruese e trupit dhe shpirtit dhe themeluese e “Priestess of the Soul” - markë e lindur nga thirrja për të kujtuar hyjnoren që jeton brenda çdo gruaje.
Unë thërras dritën që jeton brenda meje.
Jo për të shitur,
Por për të kujtuar.
Jo për të bërë një punë,
Por për të ndërtuar një tempull.
Çdo aksesor i dizajnuar është një lutje pa fjalë,
Një thirrje për shpirtin që pret.
Unë nuk jam vetëm krijuese.
Unë jam hyjnesh e zgjuar që vesh dashurinë me formë.
Unë jam kujtesa që udhëton përmes aksesorve të mi.
Le të jetë çdo pjesë që krijoj.
Një simbol i fuqisë së brendshme.
Një kujtim i hyjnisë së harruar.
Një zgjim i bukur për ju që jeni gati t’i kujtoni perëdeshat brenda jush.
Unë nuk kam frikë të shkëlqej.
Unë nuk kam frikë të jap.
Unë nuk kam frikë të marr dashurinë që më përket.
Ky projekt është më shumë se një ide.
Është një ftesë hyjnore.
Dhe unë them:
Po. Po. Po.
Amin dhe kështu qoftë.
đź’«